Policia ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola, ngjarje e ndodhur në Pukë mbrëmjen e së martës.
Mësohet se në kërkim është shpallur Martin P., i cili akuzohet se i dyshuar për vrasjen e Pjetër Kolës.
44-vjeçari u qëllua me armë në Pukë të martën dhe rreth orës 18:00 u dërgua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës.
Më pas u transportua drejt Spitalit të Shkodrës, por nuk mbijetoi për shkak të plagëve dhe ndërroi jetë.
Shkaqet e vrasjes janë ende të paqarta.