Aktualitet Vrasja e Ardian Nikulajt, Tom Doshi: Nuk do ta lëmë në rrugë...

Vrasja e Ardian Nikulajt, Tom Doshi: Nuk do ta lëmë në rrugë misionin e tij. Porosia që na la

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka zhvilluar një homazh për Ardian Nikulajn me miqtë e biznesmenit të ndjerë, njëkohësisht mbështetës të PSD-së.

Kreu i socialdemokratëve kërkoi që Lezha të bëjë realitet amanetin e Nikulaj për ta çuar në fund misionin që ai kishte.

“Ka qenë shok, vëlla, jo vetëm për mua, por për të gjithë çfarë jeni këtu. Kjo duket, pjesëmarrja e juaj, respekti që keni pasur për të. Misionin e tij nuk do ta lemë në rrugë. Misioni i tij do të vazhdojë. Ai na la një porosi, në mënyrë të veçantë Arisit. I tha: Aris nëse më ndodh gjë mua, juve vazhdoni rrugën. Këtë ia kishte thënë edhe vajzës së vet që nëse më ndodh gjë, nuk duhet të qash. Nuk ka qenë e lehtë për mua sepse kam qenë shumë i lidhur me të për të ardhur në këtë takim. Por ju e keni pritur këtë mesazh prej meje”, tha Doshi.

Doshi falenderoi Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve që morën pjesë në vrasjen e Nikulajt.

“Sali Berisha u mundua me na e përzi me politikën. Unë dhe ju jemi të kënaqur që nuk ka prapavijë politike dhe duhet të falenderoj sot Policinë e Shtetit që sot e dimë që ky grup kriminal erdhi dhe mori pjesë në vrasjen e Ardianit”, tha Doshi