Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra, i cili ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, si dhe anëtarë të familjes Çapja, është vlerësuar si një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhur në qytetin e Elbasanit vitet e fundit.
Por për ish-kryeministrin Berisha, ekzekutimi i tij i avokatit ka ardhur pikërisht se si përfaqësues i “kriminelëve” në Gjykatë, ka mësuar lidhjet e qeveritareve me drogën.
Më tej, Berisha shkruan se kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore tipike për narkoshtetin.
Postimi i Berishës:
Vrasja e avokatit Gurra nje vrasje tipike shteterore e narkoshtit!
Miq, vrasja e avokatit Gurra me te drejte ka tronditur thelle avokatine e vendit dhe opinionin publik te qytetit te Elbasanit ku ai kishte nje reputacion te mire dhe me gjere.
Kam ndjekur me keqardhje dhe trishtim te thelle kete krim te rende te rradhes te narkoshtetit. Me kete rast i shpreh familjes Gurra ngushellimet e mia te ndjera dhe Dhomes se Avokatise te Shqiperise solidaritetin tim njerezor.
Te dhenat e deri tanishme flasin se kemi te bejme me nje vrasje shteterore tipike per narkoshtetin. Avokati Gurra, penalist i njohur mbronte disa nga bandat me te rrezikshme te partise se krimit kurse ne Elbasan ai ishte avokat i pales kundershtare te bandes qe eshte nje me pushtetin.
Keshtu qe ne te dy rastet duket se ai per shkak te detyres mesoi edhe sekrete te shtetit te mafies, lidhjeve te qeveritareve me drogen, vrasjet, trafiqet dhe per qeveritare qe ishin peng i lidhjeve te tyre me krimin. Prandaj dhe shkaku i ekzekutimit te tij mafioz shteteror qendron me sa duket para se gjitha te sekretet qe ai mesoi per shkak te profesionit, te cilat nuk rrezikonin banditet dhe vrasesit ordiner por shefat e tyre ne pushtet dhe qeveri.
Me kete shpjegohet dhe heshtja totale e qeveritareve te te gjitha niveleve per kete krim te shemtuar. Ata heshtin sepse duket se ndjehen te lehtesuar. Avokati per shkak te detyres mesoi ato qe kurre nuk duhej ti dinte per bajlozet e narkoshtetit.
Duke denuar me ashpersine me te madhe vrasjen shteterore mafioze per shkak te detyres te avokatit Gurra, shtoj se shkaku i vertet i ketij krimi te shemtuar fshihet thelle ne arkivat e zeza te narkoshtetit te Edvinit.