Aktualitet Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë. Në vendimin e marrë ditën e sotme, urdhërohet që Haxhia ta vuajë dënimin në një burg të zakonshëm.

Haxhia është shpallur fajtor për “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Izet Haxhia u dënua me 25 vite heqje në lirie në vitin 2002 për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në 12 Shator 1998. Në vitin 2006 ai u arrestua nga policia turke ku edhe kërkoi azil politik, por që nuk iu miratua asnjëherë.

Ai përfitoi një leje qëndrimi me kushtin që të mos dilte nga Turqia. 12 vite më pas, gjykata turke pranoi kërkesën për ekstradim të shtetit shqiptar.

Haxhia u ekstradua në Shqipëri në vitin 2018.