Gjykata e Posaçme gjeti fajtorë dhe dënoi me 127 vite burg 5 të pandehurit për vrasjen e Behar Sofisë, ngjarje e regjistruar në shkurt të vitit 2021 në qendër të Tiranës, krah ish-Piramidës.
Kështu gjykata pranoi të plotë kërkesën e SPAK dhe dënoi 4 prej tyre me nga 30 vite burg secili, ndërsa për personin që kreu vrasjen, Ernejt Shytin 7 vite burg.
Ishte ky i fundit, që përfitoi ulje të masës së dënimit për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë që ndihmoi hetuesit në zbërthimin e grupit të vrasësve.
Ata i kishin dhënë Shytit porosinë për vrasjen e Behar Sofisë kundrejt shumës prej 50 mijë euro.
Ai u arrestua rreth dy javë pas krimit në Mal të zi, ndërsa pas tij u prangosën edhe bashkëpunëtorët e tjerë.
Mes tyre dhe Skënder Vathi, i cili sipas hetimeve të kryera nga SPAK dyshohet se ka patur rolin e organizatorit të atentati ndaj Behar Sofisë.
Ndërsa porositës i vrasjes së 66-vjeçarit, hetimet zbuluan se ishte Jemin Shera, person ky i cili vijon të jetë në kërkim nga autoritetet dhe po gjykohet në një proces të veçuar.