Skënder Vathi, Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Enejt Shyti janë fiksuar disa ditë para ekzekutimit të 66- vjeçarit në një bar në afërsi të terminalit të autobusëve në afërsi të qytetit “Studenti”.
Mësohet se veç thënieve të 24-vjeçarit të 4 të arrestuarit janë takuar së bashku nga ku dyshohet se është bërë dhe plani për vrasjen e Behar Sofisë.
Nga këqyrja e pamjeve filmike duket Skënder Vathi së bashku me Leonard Xhixhën të cilët mbërrijnë me një “Fiat Punto” i cili tashmë është sekuestruar ndërsa për prokurorinë diçka e tillë vërteton dhe dëshminë e Enejt Shytit.
Por nëse të arrestuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre ai që nuk ka pranuar të flasë është Skënder Vathi ose “Daja siç thërritej nga Xhixha lidhje farefisnore me të.
Për prokurorinë i vetmi gabim i bërë në ekzekutimin e Behar Sofisë është përdorimi i telefonit nga ana e 54-vjeçarit duke dërguar një mesazh në numrin e përdorur nga Shyti.
Në të shkruhet, “Duro vëlla nuk ka dalë akoma doli nga bregu i Lanës”. Pas gjetjes së celularit të Shytit dhe ekzaminimit të tij, numri i dërguesit të mesazheve është ai i Skënder Vathit.
Përgjatë gjithë seancave të marrjes në pyetje 54-vjeçari nuk ka pranuar të flasë ndërsa të vetmen fjali që ka ripërsëritur herë pas here është se celulari nuk është i tiji. Nga ana tjetër hetimet duket se kanë mbetur tek Skënder Vathi i cili është dhe hallka e fundit e zinxhirit organizues të vrasjes.
Akuza dyshon se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal ndërsa të tjerë persona po mbahen nën përgjim. Për prokurorinë vrasja është e mirë menduar, ndonëse porositësit e vërtetë kanë dashur të duket si një krim jo i tillë por që të vazhdojë më tej atëherë dosja duhet të shkojë tek Prokuroria e Posaçme.
Burimi: A2 CNN