Detaje të reja janë zbuluar nga hetimit për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
Policia e Tiranës bën me dije se pas hetimeve ka rezultuar se në ngjarje është përfshirë dhe vëllai i Fredi Rrushit, Pajtim Rrushi, i cili tashmë është vënë në pranga.
Autoritetet sqarojnë se është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha.
Po ashtu ai akuzohet se është dhe porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, ku janë arrestuar 2 persona.
Ndërkohë është arrestuar dhe Pajtim Rrushi 42 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.
Policia sqaron se Fredi Rrushit i është komunikuar dhe masa e ndalimit për tre vepra penale “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”. Hetimet janë zbuluar dhe për zbardhjen e mënyrës së vrasjes së Ruzhdi Hoxhës dhe rezulton se ai është vrarë me armë zjarri.
Biznesmeni Hoxha u mor peng disa ditë më parë dhe ai u denoncua i zhdukur nga djali i tij. Ruzhdi Hoxha pa shumë kërkimesh u gjet i vrarë dhe i mbuluar më zhavorr në Qafë Mollë në Dajt.