Një çift homoseksual Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejowski, u vranë më 18 gusht në Sliema të Maltës, ndërsa si autor akuzohet një shqiptar 25-vjeçar me emrin Daniel Muka.
I riu shqiptar ka mohuar të jetë fajtor për vrasjen e e tyre, ndersa Gjykata urdhëroi sot ngrirjen e pasurive të tij.
I riu shqiptar që punonte si larës makinash, u akuzua zyrtarisht për vrasjen me dashje të Pandolfino dhe Maciejoëski, dhe për vjedhjen e rreth 2.329 € në argjendari dhe sende të tjera.
Ai gjithashtu u akuzua për mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje dhe municionit, përdorimin e një automjeti të vjedhur, si dhe vjedhjen e dy targave të makinave.
Sipas mediave, Muka u identifikua nga pamjet kamerave të sigurisë të marra nga policia, dhe më vonë u kap pasi nuk arriti të nënshkruajë pranë policisë për shkak se ishte liruar me kushte për krime të tjera.
Muka është akuzuar tashmë për vrasje në tentativë dhe një grabitje të rrezikshme në një dyqan argjendarie në Sliema.
Muka u përfaqësua në gjykatë nga avokatët Noel Biancho dhe George Anthony Buttigieg, të cilët kërkuan që klienti i tyre të vlerësohet nga një psikiatër dhe t’i jepet çdo ndihmë e tillë psikologjike siç kërkohet.
Pas kërkesës, gjykata urdhëroi një psikiatër për të vlerësuar gjendjen psikiatrike të të akuzuarit.