Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje tronditëse të krimit në Athinë ku u masakrua një familje shqiptare.
Krimi që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi ndodhi në lagjen Perisiteri të Athinës më 3 shkurt, ku persona të paidentifikuar ekzekutuan gruan 50-vjeçare, ndërsa sot humbi jetën në spital burri 53-vjeçar.
Pyetjeve pa përgjigje rreth ngjarjes duket se i jep drejtim motra e viktimës, e shqiptarit 53-vjecar.
Në një rrëfim për mediat greke ajo thotë se një nga autorët është mik i familjes.
Motra duke folur për mediat greke, e quan masakrën një grabitje, ndërkohë që flet shqip e thotë se një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm dikush që e njihte mirë familjen.
“Kjo ishte sigurisht grabitje. Ai dikush ishte i njohur. Këto gjëra bëhen nga shoqëria, njerëz që të hyjnë e të dalin, ndonjë maskara, që ka pandehur se kishte lekë, ndonjë që konsiderohej si mik”, – thotë ajo, duke shtuar se paratë që u raportuan të vjedhura ishin për djalin 28-vjeçar të familjes që është i sëmurë.
Personi i fundit që pa autorët ishte djali 28-vjeçar i familjes.
Për fat të keq, ai ka pak gjasa të ndihmojë policinë, pasi vuan nga një sëmundje mendore.