Për më shumë se tre muaj kishte qëndruar e martuar për të kërkuar ndihmën e motrave për t’u ndarë nga bashkëshorti pas dhunës së vazhdueshme të ushtruar ndaj saj. Motrat e shtatzënës së vrarë ishin detyruar të kërkonin edhe ndihmën e policisë për të arritur të marrin motrën e tyre Hamiden nga ish-burri i saj Sokol Halili.
“E ka pasur komplet kokën pleh, krejt trupin e ka pasur pleh… Kemi shkuar me e marrë me motrën, nuk na e kanë lëshuar. Kemi shkuar i kemi thënë hajde motër se jemi të gjitha motrat këtu, nuk na e kanë dhënë. Ajo u detyrua të thërriste motrën e vogël, me i thënë motër më gjej një zgjidhje se unë nuk mund të rri më”, thotë motra e viktimës, Burbuqe Brahimi.
“Ajo pas ndarjes kishte jetuar në shtëpinë prapa meje, e cila ishte e prindërve të saj të cilët kanë kohë që kanë vdekur. Ajo kishte jetuar bashkë me motrën dhe dhëndrin”, thotë gazetarja Blerta Dalloshi Berisha.
Edhe pas ndarjes kishin vazhduar kërcënimet, madje ai kishte kërcënuar se do të vrasë atë, motrën e saj të vogël dhe dhëndrin me të cilët jetonte Hamidja.
“Nuk ndihemi të sigurt derisa ta arrestojnë atë. Se mundet me na e mbyt edhe motrën e vogël. Sepse ai ka thënë me këmbëngulje, motrën e vogël kam për t’jua mbyt. Edhe atë ka thënë kam për t’jua mbyt”, shton më tej motra e viktimës.
Ndonëse kishte urdhër-mbrojtje. për të, ajo u vra në oborrin e QKUK-së.
“E ka goditur njëherë me plumb, e ka rrëzuar. E ka rrëzuar dhe i ka rënë edhe 3-4 herë në kokë nga pas. E ka mbyt në vend”.
Për këtë familjarët thonë se kanë dështuar të gjitha hallkan e shtetit të cilat i bënë përgjegjëse. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave për arrestimin e Sokol Halitit i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.
Policia ka gjetur në qytezën e Stimës veturën me të cilën ka ikur i dyshuari. Ministrja e Drejtësisë ka paralajmëruar shkarkime sapo të vërtetohet dështimi në hallkat institucionale.