Aktualitet Vrasja e dyfishtë në Tiranë, bashkëshortët Muskurti lanë pas tre fëmijë

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, bashkëshortët Muskurti lanë pas tre fëmijë

Dy të vrarë me armë zjarri është bilanci tragjik i ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se vëllai ka qëlluar vëllain dhe gruan e tij, duke iu marrë jetën. Viktimë nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur Alban Muskurti, 44 vjeç dhe Nora Muskurti, 33 vjeçe.

Ata ishin prindër të tre fëmijëve.

Dy bashkëshortët u qëlluan për vdekje nga vëllai i viktimës, Arsen (Hamza) Muskurti, 38 vjeç.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se shkak për këtë ngjarje tragjike është bërë një konflikt mes palëve.

Çifti Muskurti ishin pronarë të një agjencie udhëtimesh në zonën e Myslym Shyrit, aty ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas të njëjtave burime, vëllezërit e kishin pasur këtë agjenci bashkë. Por ata mësohet se u përfshinë në konflikt me njëri-tjetrin pasi viktima, Alban Muskurti, e akuzonte vëllain e tij se i kishte vjedhur një shumë të madhe parash.