Alban Muskurti 44 vjeç dhe Nora Muskurti 33 vjeçe janë viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë.
Ata u qëlluan për vdekje nga vëllai i viktimës, Hamza Muskurti, i cili njihet dhe me emrin Arsen Muskurti. Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht nuk dihen.
Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një konflikt familjar që vijonte prej kohësh. Aktualisht policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.