Aktualitet Vrasja e dyfishtë në Velipojë, arrestohen dy bashkëpunëtorë, punonjës në hotel

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, arrestohen dy bashkëpunëtorë, punonjës në hotel

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, që dyshohet se janë bashkëpunëtor në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy të rinj, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Sipas informacioneve, ata janë të dy punonjës në hotelin e familjes Frroku, të identifikuar si Marjo Pali dhe Zyber Zagrad.

Ky i fundit, kamarier i lokalit, u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë.

Të dy janë përfshirë në konfliktin që përfundoi me dy viktima.

Policia ka shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të vrasjes, dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku.

Konflikti mes dy palëve daton dy muaj më parë pas një konflikti mes kamerierit dhe kuzhinierit në hotelin “Holiday” të dy vëllezërve Frroku në Velipojë.

Ersild Ishmi, që humbi jetën mbrëmjen e të hënës, shkoi në hotel dhe kërcënoi kuzhinierin me armë pasi kamarieri që mbrëmë u plagos, ishte kunati i tij.

Ndërkohë, dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku ndodhen në arrati.