Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç, u vranë tragjikisht mbrëmë në Velipojë, për shkak të një konflikti banal.
Autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli.
Viktimat ishin kunetër me njëri-tjetrin.
Por, zanafillën ky krim i rëndë e ka pasur një javë më parë. Balkanweb sjell videon e sherrit të një jave më parë, nga ku nisi gjithçka.
Çfarë ka ndodhur një javë më parë?
Një nga viktimat, Ersild Ishmi u përfshi në sherrin e një jave më parë, mes kamerierit dhe kuzhinierit të hotelit, në pronësi të vëllezërve Frroku. 33-vjeçari ka ndihmuar kamarierin, duke kanosur me armë kuzhinierin.
Në këtë moment, armën Ersildit ia ka hequr nga dora një nga pronarët e hotelit.
Më 14 korrik, policia ka arrestuar Ersild Ishmin dhe ndaj tij Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ngjarja duket se nuk është harruar nga 33-vjeçari.
Ky i fundit ka marrë me vete edhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i vëllezërve Frroku.
Aty, gjatë konfliktit, janë qëlluar për vdekje me armë zjarri nga vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku.