Në emisionin “Opinion” është diskutuar sonte mbi vrasjen e Edmond Papës në 16 dhjetor të vitit 2022.
E ftuar në studion e emisionit, gazetarja Klodiana Lala tha se këtë vrasje e lidh me atentatin e kryer ndaj Aleksandër Sadikajt te rrethrrotullimi i TEG-ut në Qershor të vitit të kaluar.
Lala theksoi se familja e Sadikajt kishte kryer asokohe një denoncim në Prokurori me dyshimin se Edmond Papa ishte i implikuar në krim. Ajo tha ndër të tjera se një nga të shpallurit në kërkim si bashkëpunëtor për ekzekutimin e Papës, Albano Velo dyshohet të ketë lidhje farefisnore me Sadikajn.
Blendi Fevziu: Policia shqiptare kërkoi të dhëna për vrasjen me 3 viktima në Greqi. Por dje ka dalë për herë të parë personi që mbante nën vëzhgim Edmond Papën, Albano Velo. Ekzekutori u bë sot publik 44 vjeçari Andrew Bode. Ka lidhje midis dy vrasjeve?
Klodiana Lala: Vrasjen e tij e lidh me një vrasje të rrethrrotullimi i TEG-ut, atentati ndaj 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj që rezultonte se ishte pronar pasurish 5 milionë euro, rezultonte i skeduar. Familjarët e Aleksandër Sadikajt e kishin denoncuar pas ngjarjes Edmond Papajn si një nga personat e implikuar në atentatin mafioz. Ishte një ngjarje e rëndë nga mënyrë si u krye sepse ishte në mes të ditës, u rrezikua jeta e shumë qytetarëve, nuk la gjurmë dhe ishte ngjarje makabre. Në atë kohë familjarët e Sadikajt ju drejtuan Prokurorisë.
Blendi Fevziu: Pra vrasje për hakmarrje?
Klodiana Lala: Papaj ishte kontakti i fundit në celularin e Sadikajt, e kishin lënë të takoheshin diku te pjesa e TEG-ut, pak më vonë ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar. Janë dhe dy persona përveç Papajt që janë denoncuar nga familja e Sadikajt, por nuk i bëj dot publikë. Absolutisht janë të lirë.
Edmond Papa, ditën që është vrarë ai ka dalë nga hoteli në Sarandë dhe është nisur që në orët e para të mëngjesit, ka marrë nënën në Fier dhe e ka sjellë të spitali, është kthyer te shtëpia e vëllait në Tiranë dhe në momentin që ka parë autorin e ka njohur personin sepse ka tentuar t’i kundërpërgjigjet. Nga hetimet e prokurorisë rezulton 9 plumba të gjuajtur. Vrasësi ishte një njohës i mirë i zonës. Albano Velo dyshohet se ka lidhje farefisnore me Aleksandër Sadikajn.