Prokuroria e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për Voltan Shulkun, Arian Manellari dhe Leonidha Gucen nga detyrim paraqitje në arrest me burg.
Ka qenë seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit ajo që ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës së Korçës për arrestimin e të tre personave të implikuar në vrasjen e Egli Progës.
Më parë prokuroria e Korçës ka bërë ndryshmin e akuzës që policia fillimisht bëri për të tre personat duke i kërkuar gjykatës së Korçës masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndërkohë që së fundmi sipas burimeve zyrtare duket se prokuroria e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke i çuar pas hekurave
Pas reagimit të familjarëve për ndryshim të akuzës ndaj Denis Meçes, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, prokuroria e Korçës ka ndryshuar prokurorin e kësaj çështje duke ia hequr dosjen prokurores Vasjana Postoli, duke ja kaluar dosjen titullares së prokurorisë së Korçës Dhorina Theodhori.
Fakti që ndryshon masa e sigurisë ndaj 3 personave të përfshirë në këtë ngjarje, nuk përjashtohet mundësia që Denis Meçes të hetohet për vrasje me dashje dhe jo vrasje nga pakujdesia.