Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan dhe Florenc Çapjan për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2012.
Dënimi për Florenc Çapjan është dhënë në mungesë, pasi ky i fundit është në arrati.
Sipas vendimit të gjykatës, Ardjan dhe Florenc Çapja duhet të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Burgim i përjetshëm është dhënë edhe për Olsi Lekun. Ndërsa Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli janë dënuar me nga 25 vite burg. Bashkëpunëtori i drejtësisë për këtë çështje Ervis Bardhi është dënuar me 15 vite burg.
Sipas hetimeve të SPAK, porositës të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit janë Ardian dhe Florenc Çapja, ndërsa Olsi Leku është personi që është marrë me organizimin e vrasjes. Ndërsa Cani dhe Dokoli kanë pasur rolin e ndihmësve në këtë ngjarje.
SPAK thekson se urdhri ishte ekzekutuar vetëm për Gentianin, ndërsa babai i tij Nezir Beqiri u vra nga Olsi Leku në mënyrë që ai të mos bënte zhurmë.
Sipas SPAK, Ervis Bardhi ishte ekzekutor i vrasjes së Gentian Beqirit. Ky i fundit, kur u vra, ishte me masë sigurie arrest shtëpie dhe ruhej nga policia. Beqiri ishte i dyshuar për vrasjen e Sokol Çapjas në vitin 2005.