Aktualitet Vrasja e Kastriot Reçit, i merret ADN-ja ish-efektivit të RENEA të kapur...

Vrasja e Kastriot Reçit, i merret ADN-ja ish-efektivit të RENEA të kapur me snajper

Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të marrë kampionet e ADN-së së ish-efektivit të RENEA-s Remal Rada dhe shokut të tij Elton Hithit.

Mostrat u janë marrë dy të dyshuarve ditën e sotme dhe përgjigjja pritet të dalë brenda kësaj jave.

Organi i akuzës në Lezhë kërkon që të krahasojë ADN-në pasi në armën tip snajper me të cilën u ekzekutua Kastriot Reçi në Rrëshen janë gjetur gjurmë biologjike që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Prokurori ka kërkuar marrjen e mostrave biologjike për të bërë krahasimin e tyre. Prokuroria e Lezhës ka dyshime se Rada dhe Hithi mund të kenë informacion se ku është marrë snajperi që u përdor për të vrarë Reçin. Mostrat e ADN-së u janë marrë dy të dyshuarve në paraburgimin 313.