Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka dhënë urdhër që të goditet menjëherë Izraeli si kundërpërgjigje për vrasjen në Teheran të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Lajmin e raporton New York Times duke cituar tre zyrtarë iranianë që janë informuar urdhrat.
Khamenei e dha urdhrin gjatë një mbledhjeje emergjentë të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.
Udhëheqësi i grupit militant Hamas. Ismail Hanijeh u vra të mërkurën në mëngjes në një sulm ajror pas të cilit dyshohet se qëndron Izraeli. Ai u vra në Teheran, vetëm disa orë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit.
Vrasja e tij ndodh në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe shtetet në rajon po përpiqen të parandalojnë përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe shton shqetësimet për një luftë të hapur rajonale.
Udhëheqësi i lartë i Iranit Khamenei u zotua se do të hakmerret, ndërkohë që zyrtarët amerikanë thanë se nuk ishin në dijeni dhe të përfshirë në sulm ndërkohë që bënë thirrje për vazhdimin e negociatave për të shmangur luftën.
Në deklaratën e parë që pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të “përgjigjet ashpër ndaj çdo agresioni ndaj nesh në çdo front”, por nuk e përmendi vrasjen e udhëheqësit militant. “Na presin ditë sfiduese”, shtoi ai.
Roja Revolucionare e Iranit dhe grupi militant Hamas njoftuan se udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanijeh është vrarë në Teheran në një sulm ajror të mërkurën para agimit. Ai u vra në rezidencën që e shfrytëzonte gjatë qëndrimit në kryeqytetin iranian, pak orë pasi ishte parë duke buzëqeshur dhe shtrënguar duart me të pranishmit në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit dhe pas takimit me udhëheqësin e lartë të Iranit Ayatollah Ali Khamenei.