Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.
“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar”, njoftoi policia.
Mediat raportojnë se një prej të arrestuarve është Naim Murseli, bashkëshorti i saj. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit tjetër.
Policia e Kosovës thotë se po vazhdon operacionin dhe po bastis dy banesa në Gjakovë.
Dy ditë më parë u raportua se familja Murseli ra pre e një grabitjeje të armatosur në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku e vdekur mbeti gruaja.