Aktualitet Vrasja e Martin Bardhit, shkarkohen drejtuesit e Komisariatit të Mirditës

Vrasja e Martin Bardhit, shkarkohen drejtuesit e Komisariatit të Mirditës

Ngjarja e fundit kriminale në Rrëshen ka shkaktuar ‘tërmet’ në Komisariatin e Policisë së Mirditës.

Si pasojë e vrasjes së Martin Bardhit janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e komisariatit në Mirditë.

Klodian Kondi është emëruar shef  i Komisariatit të Mirditës.

Altin Mena është emëruar zv/drejtor i Policisë në Lezhë.

Gentian Berberi është emëruar zv/drejtor për Krimet në Lezhë.

Vrasja e Martin Bardhit ndodhi në qendër të Rrëshenit, shumë pranë komisariatit të policisë.

Autorët arritën të largoheshin dhe dogjën makinën në fshatin Gëziq.

Deri më tani ata mbeten të paidentifikuar.