Aktualitet Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli lë në burg ish-efektivin e RENEA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli lë në burg ish-efektivin e RENEA

Gjykata e Apelit e Durrësit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Elbasanit për Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA i arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak kohë më parë në Elbasan.

Në seancë ku nuk ishte i pranishëm as avokati, as Arbër Paplekaj ky i fundit është lënë në masën e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që për 10 të akuzuarit e tjerë është vendosur të hetohen në gjendje të lirë.

Konkretisht të dyshuarit:

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune

Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona. Në ngjarje mbetën të plagosur katër të tjerë – Eltjon Bodinaku 32 vjeç, Emiljan Prenga, 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç – një prej të cilëve punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.

Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).