Aktualitet Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata rrëzon prokurorinë për masat ndaj 6 policëve

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata rrëzon prokurorinë për masat ndaj 6 policëve

Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për rikthimin në masë sigurimi “Arrest shtëpie” të 6 efektivëve të akuzuar për “Shpërdorim detyre” në dosjen ku po hetohet vrasja e Pjerin Xhuvanit.

Prokuroria kishte kërkuar rikthimin e masës me argumentet se efektivët po intimidonin dëshmitarët në proces, megjithatë gjykata tha se kjo kërkesë është e pa argumentuar ligjërisht.

Punonjësit e policisë, në Qershor të 2022 u vunë nën hetim nga akuza me dyshimet se kishin shpërdoruar detyrën, duke i pezulluar ata. Megjithatë një vendim i Gjykatës së Apelit, i ktheu 1 muaj më vonë në detyrë.