Aktualitet Vrasja e policit në Fier, dyshohet se autori mund të ketë shkuar...

Vrasja e policit në Fier, dyshohet se autori mund të ketë shkuar drejt Gjirokastrës

Shtrihet territori i kontrollit të policisë për autorin e dyshuar të efektivit të “Shqiponjave” në Fier.

Përpos policisë së Vlorës, autori dyshohet se është larguar në drejtim të Gjirokastrës apo Tepelenës.

Burime të policisë së Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm më autorin është parë në Gjirokastër.

Policia po verifikon informacionin e marrë dhe për këtë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës. Policia ngre dyshimet se personi mund të tentojë të kalojë kufirin.

Ndërkohë, kontrollet vijojnë në fshatin Pojan.

Kontrolle po bëhen në stane, në tunele dhe në Tepelenë.