Mediat greke kanë publikuar pamjet e sherrit brenda lokalit të natës në Mikonos të Greqisë 2 javë më parë kur mbeti i vrarë me armë shqiptari Visar Dakrama, i njohur edhe si Julian Kosova.
Të dy, si autori dhe viktima, kanë qenë në lokal dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Mes tyre nisi një sherr fizik, siç duket dhe në pamje.
Konflikti u zhvendos jashtë lokalit të natës. Aty, autori një shtetas grek 33-vjeçar, mori makinën dhe u largua për në shtëpinë e tij, që ndodhet 2 kilometra larg lokalit. Mori armën dhe u rikthye në vendngjarje dhe qëlloi me plumb në kokë 34-vjeçarin shqiptar duke e lënë të vdekur në vend.
Sherri mes të dyve u tha se nisi për një vajzë. Por një tjetër pistë që ka dalë është fakti se autori i detyrohej shqiptarit një shumë prej 3 mijë Eurosh.
Autori është tashmë i arrestuar nga policia greke dhe hetimet për ngjarjen po vijojnë.