Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, së bashku me drejtues të Departamentit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka zhvilluar një vizitë blic në Shkodër.
Ai është takuar me drejtues të lartë të Policisë së Shkodrës, ku ka kërkuar zbardhjen e ngjarjeve që kane tronditur Shkodrën.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë zbardhja e vrasjes se 19-vjeçarit Erjon Xhenje.
Drejtori Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e të gjithë provave qe disponon policia ndërkohë që sektori i kriminalistikës pranë Drejtorisë së përgjithshme është vënë në dispozicion të grupit hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur Shkodrën.
Takimi ka zgjatur rreth një orë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Shkodër.