Aktualitet Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë/ Dyshohet se pati shkëmbim zjarri

Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë/ Dyshohet se pati shkëmbim zjarri

Mediat kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vdekur Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.

Sipas News24, autorët kanë hapur zjarr në lëvizje dhe më pas i kanë prerë rrugën makinës së viktimave.

Mësohet se 2 prej autorëve kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar sërish me breshëri.

Ata kanë qëlluar për herë të dytë Diklen Vatën. Ai ishte i ulur në sediljen e pasme të automjetit tip “Passat”, por pas atentatit doli nga makina dhe tentoi të largohej.

Pasi i ekzekutuan, autorët dyshohet t’i kenë vënë flakën automjetit të viktimave dhe janë larguar nga vendngjarja.

Ka dyshime se mund të ketë pasur një shkëmbim zjarri midis Diklen Vatës dhe autorëve të ngjarjes. Kjo pasi ka dyshime se në vendngjarje janë gjetur tre lloje të ndryshme gëzhojash.

Sipas të njëjtave burime, në atomjetin e djegur të autorëve ndodheshin vetëm dy armë kallashnikov.

Në zonën e fshatit Larushk ku e gjet e djegur makina e autorëve kanë shkuar forcat RENEA dhe FNSH të cilat kanë nisur kërkimet. Dyshohet se autorët janë prej këtij fshati.