Bota Vrasja e Vanjës 14-vjeçare, flet për herë të parë e ëma: Jeta...

Vrasja e Vanjës 14-vjeçare, flet për herë të parë e ëma: Jeta m’u kthye ferr! Dua të di çfarë ndodhi

BEOGRAD- “Nuk jam në gjendje të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Ende po pres epilogun e gjithë kësaj ngjarje. Ende nuk e kuptoj pse jeta ime më normale u kthye në ferr”, kështu tha Zorica, nëna e Vanja Gjorçevskas, e cila u rrëmbye dhe u vra.

Në një intervistë për mediat, Zorica tha se nuk kupton asgjë nga çfarë ka ndodhur, por shtoi se nuk dëshiron të deklarojë asnjë detaj më shumë për ish-bashkëshortin e saj, i cili tani akuzohet se ka nxitur rrëmbimin e të bijës për të marrë para nga Zorica.

“Është thjesht e pakuptueshme për mua se si dhe pse vajza ime e vogël dhe e bukur është tani në varr. Unë kam një sëmundje kronike, por po mbaj veten sepse është e rëndësishme për mua të zbuloj të vërtetën. Edhe vajza ime tjetër aktualisht është e sëmurë, të gjithë shpresojnë që ajo të jetë mirë. Ju lutem, po ju lutem shumë të prisni derisa të zbulojmë pse ndodhi kjo. Epo, unë them që nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bën dhe me kë. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Nuk u grindëm për kujdestarinë, për edukimin, ai u lejua t’i shihte kur të donte ose kur të donin fëmijët”, tha Zorica.

Më tej, ajo shprehet se nuk e di nëse ish-i i saj ka pasur borxhe kumari, pasi nuk ka ndërhyrë në jetën e tij.

“Nuk e di dhe nuk më interesonte jeta e tij. Jeta ime ishin fëmijët dhe puna ime. Ai mbeti vetëm, që të më linte vetëm. Sa herë që flisnim, flisnim për fëmijë. Ju lutem mos më bëni më pyetje pasi po i bëj vetes shumë pyetje se pse ndodhi kjo. Dhe unë jam duke pritur për të zbuluar”.

Vanja Gjorçevska u rrëmbye dhe u vra më 27 nëntor dhe babai i saj është në mesin e 5 të dyshuarve pasi dyshohet se do e përdorte të bijën për të zhvatur para nga ish-gruaja e tij.