Zbulohet emri i viktimës në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas raportimeve të fundit, ai është Iljaz Cali.
Personi në fjalë ka mbetur i vrarë gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Fillimisht policia dyshoi se Cali ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë.
Por, teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.
Ndaj makinës të viktimës, ende i paidentifikuar, është qëlluar nga një makinë tjetër i cili ishte në lëvizje.
Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, derisa automjeti tip Land Rover është përplasur me bordurën. Viktima ishte duke udhëtuar vetëm në makinën tip fouristradë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.