Policia ka gjetur trupin e recepsionistit të vrarë në Dhërmi, Eraldo Nevruzi 31 vjeç.
I riu që punonte si recepsionist në hotelin “Greccia” në Dhërmi nga Gerald Shehu 43 vjeç, bashkëpronar i hotelit.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit u gjet në një gurore në zonën malore të Gjipesë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën mes 5 dhe 6 Qershorit.
Autori, Gerald Shehu, e vrau me pistoletë dhe i zhduku trupin. Për këtë ai u ndihmua nga dy punonjës të hotelit, Daniel Qosja dhe 30-vjeçari David Larti, të dy banues në Korçë, të cilët janë arrestuar nga policia.
Pas krimit, 43-vjeçari u arratis drejt Greqisë dhe u kap pasditen e së enjtes (6 Qershor) në ishullin e Korfuzit në Greqi. Ai u arrestua teksa po shkonte në aeroport dhe do të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe. Kujtojmë se Gerald Shehu është i pajisur me dokumentacion të rregullt britanik.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Por viktima Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu kanë patur njohje mes tyre.