Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për Meviol Bilon. Ndaj ish-komandos, është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos.
Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabian Gaxhës argumentohet me faktin se Bilo ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme.
Ndërkohë, Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajaks Boshnjaku dhe Fabio Allushi akuzohen për moskallëzim krimi.
Në ngjarjen në ish-Bllok, u vra Fabian Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.