Zbardhet dëshmia e Noel Dishës, 28-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Vilson Tafçiut mbrëmjen e 20 janarit në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Në rrëfimin para grupit hetimor mësohet se Disha ka shprehur pendesë për krimin të cilin e ka bërë pasi ishte ofenduar nga shoku i tij.
“Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek lokali “…” (jep emrin e lokalit) për ta takuar. Nuk doja ta vrisja. Kur e takova ai me shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofenduar për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova“.
Disha ka treguar se gjithmonë lëvizte me armë me vete dhe mbrëmjen e 20 janarit ka pasur me vete një të tillë.
Pas krimit Noeli ka treguar se ishte larguar dhe kishte qëndruar në një hotel në Kavajë.
Pas negociatave 28-vjeçari u vetëdorëzua tre ditë pas krimit. Gjatë marrjes në pyetje ai ka shfaqur pendesë.