Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi ish-komandat i Gardës, janë kallëzuar zyrtarisht në SPAK për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shpërdorim detyre” për 21 janarin.
Kallëzimi u dorëzua sot në SPAK nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se kallëzimi nuk është dorëzuar më përpara pasi PS nuk kishte besim te drejtësia e kaluar.
Ai shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha do të duhej të merrej i pandehur vetëm nga deklarata që ka thënë se do të qëllonte vetë me snajper Edi Ramën nëse do të ishte përsëri në të njëjtat kushte.