Aktualitet Vrasje dhe shpërthime me tritol, kush është i shumëkërkuari Elio Bitri që...

Vrasje dhe shpërthime me tritol, kush është i shumëkërkuari Elio Bitri që arrestua sot në Holandë

Eljo (Ervis) Bitri, 35 vjeç lindur dhe banues në Gostimë të Elbasanit është në listën e 14 personave të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”.

Ai akuzohet për implikimin në vepra të rënda penale si vrasje, vjedhje me dhunë, shkatërrim i pronës me eksploziv.

Bitri mësohet se është edhe një nga shokët e Nuredin Dumanit. Ky i fundit e ka paguar Bitrin që të vendosë 2.5 kilogram tritol në vilën e Talo Çelës në Elbasan, shpërthim që e dëmtoi rëndë këtë ndërtesë.

Bitri i cili ishte shpallur në kërkim dhe nga Brukseli është arrestuar ditën e sotme në Holandë dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.

Akuzat:

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal;

“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjje “28 Nëntori”, Elbasan).

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

 

“Dhuna në familje” në dëm të shtetases B.B,, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit H. Sh (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

Arrestimi në Holandë

Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç  i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Holandë.

Policia e shtetit bën me dije se i riu nga Elbasani u kap në kuadër të operacionit policor koduar “Leiden”, i zhvilluar nga Policia holandeze, në bashkëpunim me Policinë shqiptare.

Bëhet e ditur se Debrova u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër.