Nuredin Dumani, një ndër personat më të kërkuar nga policia është kapur të martën. Arrestimi është bërë nga RENEA.
Dumani dyshohet se ka kryer atentatin sot në Elbasan, ku një BMW u qëllua gjatë lëvizjes me rreth 20 plumba. Brenda makinës dyshohet se udhëtonte kundërshtari i tij Talo Çela, gjithashtu i shumë kërkuar nga policia.
Nuredin Dumani dhe Talo Çela dikur kanë qenë miq. Ata akuzohen për përfshirje në disa ngjarje kriminale, përfshi këtu dhe vrasjen e vëllezërve Haxhia në 28 prill të vitit 2019.
Rasti më i fundit kur emri i Dumanit u artikulua nga policia që e shpalli në kërkim, ishte vrasja e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, në vitin 2020.
Megjithatë, deri mbrëmjen e sotme 39-vjeçari kishte mundur që të fshihej. Në pamjet e momentin kur shoqërohet nga forca të shumta policie, Dumani shfaqet me një pamje tjetër, krejtësisht të ndryshuar.
Në kokë mban kapele ndërsa vihet re dhe mjekra e zgjatur.
Por cilat janë ngjarjet e rënda për të cilat akuzohet Nuredin Dumani?
27 Prill 2020 & 2 Mars 2020– Nuredin Dumani dhe Talo Çela dyshohet u përfshinë drejtpërdrejtë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 Prill 2020, si dhe dy personave të tjerë në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit më 2 Mars 2020, në tënjëjtin vend, tek tregu i makinave.
17 Shtator 2020– Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Tre ishin personat që morën pjesë në këtë atentat dhe Dumani dyshohet se ishte në rolin e ekzekutorit.
14 Shtator 2020– Një tjetër ngjarje për të cilën akuzohet sërish Dumani, është ajo e ndodhur më, kur u vra brenda makinës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, 33-vjeçari Klevis Kapllani. Nuredin Dumani ishte një njohje e hershme e viktimës Klevis Kapllani dhe ishte takuar me të vetëm pak ditë para vrasjes.
Këto janë disa prej ngjarjeve për të cilat autoritetet akuzojnë drejtpërdrejt Nuredin Dumanin.