Aktualitet Vrau 27-vjeçarin shqiptar dhe u arratis në Suedi, arrestohet pas një viti...

Vrau 27-vjeçarin shqiptar dhe u arratis në Suedi, arrestohet pas një viti Sabajet Shuti

Policia angleze ka akuzuar Sabajet Shutin për vrasjen e 27-vjeçarit Lumturi Zeqja, tetorin e vitit të kaluar.

Ndaj 30-vjeçarit Shuti rëndon akuza e vrasjes.

Ngjarja ka ndodhur në Leytonstone në tetor të vitit 2022.

Arrestimi i Sabajetit erdhi pasi policia e ekstradoi me sukses nga Suedia, ku kishte arritur të arratisej pas krimit.

Zeqja vdiq më 16 tetor 2022 pasi u përpoq të mbronte mikun e tij në një përleshje në rrugë në Church Lane, pranë Stacionit Leytonstone.

Zeqja ishte me origjinë shqiptare dhe jetonte në Londër prej 13 vitesh.

Shuti akuzohet edhe për lëndim të rëndë, pasi një person tjetër mbeti i plagosur gjatë përleshjes si dhe posedim të armëve të ftohta.

Ai doli para Gjykatës së Westminsterit më 21 tetor. Seanca e radhës do të zhvillohet ditën e nesërme më 24 tetor.