Burg përjetë ka vendosur këtë të martë Gjykata e Lezhës për Besnik Pjetrin (Përdeda), i cili në vitin 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij.
Pjetri u shpall fajtor nga gjykata për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të 2022, në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.
Babë e bir, Pjetër dhe Gent Përjaku, sapo kishin mbërritur nga Italia, kur u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga ish-dhëndri i familjes.
Shkak për krimin e rëndë dyshohet se u bënë konfliktet e vazhdueshme që kishte me familjen e ish-bashkëshortes, me të cilën kishte rreth 6 vite që ishte ndarë.
SI NDODHI KRIMI
Pjetër dhe Gentian Përjaku, përkatësisht 56 dhe 33-vjeç u ekzekutuan me armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre Besnik Pjetri mbrëmjen e 29 gushtit 2022 pranë banesës së tyre ku Besnik Pjetri i kishte bërë pritë.
Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm.
Ish-dhëndri ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash duke u marrë jetën.
Pas ngjarjes, autori i krimit të rëndë u largua nga vendngjarja për tu arrestuar 4 muaj par vrasjes së dyfishtë.