Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Xhuliano Miho 39 vjeç, autorin e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Xhimi Bakaj. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premes në lagjen “11 Janari” në Fier.
Në gjykatë, 39-vjeçari ka shprehur pendesë për krimin duke thënë se nuk kishte në plan të vriste, por krimi ndodhi në gjaknxehtësi e sipër.
Sipas tij, thika ka qenë e viktimës dhe jo e autorit.
“Pikërisht për debate të herëpashershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në Policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka pohuar ai në sallën e gjyqit.
Trupi gjykues pasi ka dëgjuar akuzën por edhe mbrojtjen ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 39-vjeçarin Xhuljano Miho.
Sherri besohet se ka ndodhur për një ish-gruan e autorit, e cila bashkëjetonte me 23-vjeçarin.