Aktualitet Vrau bashkëmoshatarin, Prokuroria kërkon ashpërsimin e akuzës për autorin

Vrau bashkëmoshatarin, Prokuroria kërkon ashpërsimin e akuzës për autorin

Prokuroria e Tiranës  ashpërson akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit.

Ndryshe nga referimi i policisë për veprën e “vrasjes me dashje”, prokuroria ka vlerësuar se i mituri duhet të akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”, si edhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Para oficerëve të policisë, adoleshenti që edhe vetë mbeti i plagosur me thikë në krahë, një ditë më parë ka deklaruar se me bashkëmoshatarin e tij janë zënë brenda ambienteve të shkollës ditën e premte.

Ai ka treguar se debate për momentin është mbyllur aty por më pas e kanë lënë për t’u sqaruar ditën e hënë pas mësimit. Autori ka treguar më tej se si ai, ashtu edhe viktima kishin thirrur shokë të tjerë që tu vinin në ndihmë dhe gjatë përleshjes, sipas tij, ndodhi vrasja. Policia nuk ka mundur të sigurojë ende thikën e përdorur në vrasje.

Për këtë fakt, adoleshenti ka pohuar se e kishte marrë në banesë dhe e kishte fshehur pranë shkollës për ma marrë sërish më pas. Por nuk ka treguar se ku e hodhi pasi kreu krimin.

Burime nga grupi hetimor thanë se autori nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, por gjatë dhënies së dëshmisë është shfaqur i trembur. Ai pritet të dalë para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë, ku akuzohet për dy vepra penale. Atë të vrasjes me dashje ndaj të miturit, si dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.