Gjykata e Lartë ka lënë të pa ndryshuar dënimin me burgim të përjetshëm për ish-efektivin grek, Efthimio Efthimous, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018 në Tiranë.
Një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Ilir Panda vlerësoi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të marsit 2021, që mbyllte përjetë në qeli ish-efektivin e forcave speciale greke.
I njëjti vendim lë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Elton Halipajn, të bashkëpandehurin e Efthimout.
Sipas hetimit të bërë nga Prokuroria për Krimet e Rënda, Efthimiou ishte ekzekutor i Devi Kasmit, në ngjarjen e ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Vepra penale është kryer në formën e grupi të strukturuar kriminal. Të akuzuarit e tjerë si anëtarë të këtij grupi janë gjykuar të veçuar.