Klodian Çalamani, monstra i Fierit, është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe groposjen e 8-vjeçarit Mateo, ngjarje e ndodhur më 16 Nëntor 2021.
Gjykata e Fierit e shpalli fajtor Çalamanin për akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit dhe marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur, kjo për shkak se autori kishte abuzuar seksualisht me 8-vjeçarin para se t’i merrte jetën dhe ta groposte në oborrin e banesës së tij.
Klodian Çalamani do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Nga hetimet ka rezultuar se Klodian Çalamani e vrau me lopatë 8-vjeçarin, familja e të cilit banon pak metra më tutje, dhe më pas e groposi.
Dy vite më parë, kanë qenë familjarët ata të cilët shqetësimin se djali i tyre Mateo nuk po gjendej. E megjithëse në rrugën e lagjes së tyre, familjarët e 8-vjeçarit po endeshin të dëshpëruar, Klodian Çalamani qëndronte i qetë në banesën e tij, ku në oborr kishte varrosur të ndjerin.
Pas disa orësh kërkime dhe kqyrjes së një kamera të sigurisë, policia e gjeti pa shenja jete trupin e fëmijës të groposur në oborr.