Aktualitet Vrau dhëndrin dhe plagosi avokatin, arrestohet autori i ngjarjes

Vrau dhëndrin dhe plagosi avokatin, arrestohet autori i ngjarjes

Drejtori i policisë së Tiranës ka bërë të ditur se është bërë e mundur arrestimi i autori të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës, ku mbeti i vrarë Kudret Saliaj.

Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-dhëndrin Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë në një lokal, ku është vrarë një person, i cili ka qenë në proces divorci me bashkëshorten. Babai i vajzës është autori i ngjarjes së rëndë. Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në polici. Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për dhunë në familje. Po bëheshin seancat për divorc. Në këto, kushte babai i vajzës ka qëlluar me armë ish-dhëndrin. Gjatë ngjarjes është plagosur edhe avokati, i cili ka qenë në tavolinë me viktimën”.