Ëngjëll Ucaj 78 vjeç, i dënuar me 25 vjet për vrasjen e djalit të tij dhe gruas shtatzënë, ka varrur veten në burgun e Peqinit ku vuante dënimin.
Ai u gjet i vetëvarur dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Peqinit, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Ëngjëll Ucaj ishte transferuar në burgun e Peqinit më 20 qershor 2023.
Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe bashkëshortes shtatzënë të djalit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në janar të vitit 2013.
Krimi në atë kohë ndodhi një vit pas djali ishte kthyer nga Italia dhe ushtronte dhunë ndaj babait. Ëngjëll Ucaj kishte denoncuar djalin për dhunë, mirëpo rasti ishte përsëritur.
Ditën e ngjarjes, babai kishte njoftuar sërish policinë për dhunë, e në momentin që uniformat blu mbërritën aty, ai qëlloi me armë djalin dhe nusen e djalit duke i lënë të vdekur në vend.
Më pas hapi derën dhe iu dorëzua policisë.