Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankimin e dënimit me burg përjetë, nga Sokol Macaj i cili në 2015 në ekzekutoi 2 turistë çekë, në tentativë për t’i grabitur.
Në kërkesën e depozituar prej tij disa muaj më parë, Macaj pretendonte se i ishte cenuar e drejta e një procesi të rregullt ligjor pasi nuk i ishte pranuar gjykimi i shkurtuar nga gjykata e Shkodrës e cila e dënoi atë në 2015 me burg të përjetshëm.
Dënimi maksimal u dha për akuzat e vjedhjes me pasojë vdekje dhe prodhim e mbajtje të armëve luftarake. Vendimi i dhënë u kundërshtua në apel e deri në Gjykatën e Lartë po asnjëra prej tyre nuk pranoi kërkesën e Sokol Macajt.
7 vite më parë ky i fundit në tentativë për t’i grabitur qëlloi për vdekje Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe.
Gjergj Cukali ishte një tjetër emër i njohur për drejtësinë i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. I akuzuar nga SPAK, për grup kriminal dhe tentativën e vrasjes me eksploziv ndaj Gjon Menës, në 2021, i ashtu quajturi i forti i Myslym Shyrit kundërshtonte dërgimin për gjykim të dosjes penale.
Ankimi i adresuar nga Cukali ngrihej me pretendimin se atij i është mohuar e drejtën e mbrojtjes. Megjithatë kjo kërkesë u rrëzua nga togat e zeza të Gjykatës Kushtetuese.