Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg ish-gardistin Alket Arapaj, i akuzuar për vrasje në familje.
Dy vite më parë, më 12 Shkurt 2019, ai ekzekutoi me armën e shërbimit në banesën e tij në Allias, bashkëshorten Ervilma Seferaj 36 vjeç.
Sipas hetimeve, konfliktet mes 44-vjeçarit dhe gruas kishin qenë prezente prej disa kohësh dhe Arapaj kishte dyshime se e ndjera e tradhtonte.
Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje në 2019-ën, Arapaj dha versione të ndryshme për motivin që e çoi të qëllonte me armën e shërbimit 36-vjeçaren.
Çifti Arapaj ishin prindër të një vajze të mitur dhe të dy ishin praktikantë të fesë islame.