Aktualitet Vrau Halil Kokën pas sherrit për vendin e parkimit, i vihet tritoli...

Vrau Halil Kokën pas sherrit për vendin e parkimit, i vihet tritoli banesës së Ilir Koçiljas

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në lagjen nr.4 në Durrës.

Lënda plasëse është vendosur në banesën e Ilir Koçiljas.

Vrau Kokën me thikë në Durrës, zbardhet dëshmia e autorit: Shkak parkimi dhe gërvishtja e makinës, më shau dhe kërcënoi

“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, informon policia.

Ilir Koçilja vrau pak ditë më parë me thikë Halil Kokën, vrasje që ndodhi pas sherrit për vendin e parkimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.