Gjykata e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Agron Tanushin, i akuzuar për vrasjen e ish-kunatës së tij, Jetmira Hasani në Bathore të Tiranës, në 2020.
Në shkallën e parë, Tanushi ishte dënuar me 23 vite burg, por Apeli i shtoi dënimin me 5 vite të tjera. Ishin familjarët e viktimës që apeluan vendimin të pakënaqur nga vendimi i gjykatës së shkallës së parë.
Pas vrasjes, Agron Tanushi, 33-vjeç u vetëdorëzua me vullnet të lirë në komisariat dhe pranoi në gjykatë krimin. Ai rrëfeu se mes tij dhe kunatës, Jetmira Hasani, kishte mosmarrëveshje në lidhje me pronën. Sipas tij, ditën e ngjarjes së rëndë kishin ardhur disa të rinj që e kishin kërcënuar për këtë arsye e kishte vrarë.