Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 65-vjeçarin Apostol Bollozhga, i cili mbrëmjen e së enjtes vrau me thikë fqinjin e tij.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe në përfundim të saj avokati i caktuar kryesisht tha se 65-vjeçari nuk ka pranuar autorësinë e krimit duke mohuar të ketë pasur konflikte me viktimën.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku 67-vjeçari Treska u gjet i vrarë në derën e shtëpisë, ndërsa një ditë më pas policia arrestoi si autor të dyshuar fqinjin e tij.