Policia ka arrestuar Endrik Llukën, autorin e dyshuar të vrasjes së kushëririt të tij në Mars të vitit 2016 në Gjirokastër.
Lluka u arrestua në banesën e tij në fshatin Shtëpëz të qytetit të gurtë. Gjatë kontrollit në shtëpi, uniformat blu i gjetën një snajper dhe disa municione. Aksioni për kapjen e të dyshuarit Endrik Lluka u krye nga FNSH dhe Policia e Gjirokastrës.
Prej 3 vitesh, i riu ka qenë në kërkim për vrasjen e kushëririt të tij Dorian Lluka. Në atë kohë, u atestua edhe një 23-vjeçar si person i dyshuar që i siguroi pistoletën Endrik Llukës për të qëlluar kushëririn.
Dyshohet se krimi ndodhi për një borxh që autori i kishte kushëririt të tij Dorian Lluka.
Endrik Lluka është i dënuar me 35 vite burgim në mungesë për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.