Policia britanike ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2019 për vrasjen e 24-vjeçarit maroken Soufin Mhara, të cilin e goditi me thikë jashtë një lokali në Spanjë.
Pas arrestimit, pritet ekstradimi i tij drejt Spanjës. Por në njoftimin e policisë spanjolle theksohet se i riu shqiptar është i përfshirë edhe në një organizatë të trafikut të drogës në Angli, shkruajnë mediat e huaja.
Fotografia e vrasësit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pasi kreu krimin, tregonte një profil të pjesshëm të një mashkulli dhe u publikua në media në fund të vitit 2020.
Ngjarja ndodhi në 8 qershor të vitit 2019 jashtë një lokali që ndodhet në sheshin kryesor, ngjitur me Town Hall. Konflikti mes shqiptari dhe marokenit dyshohet se ka filluar brenda ambientit të lokalit, derisa situata ka agravuar dhe 30-vjeçari ka goditur me thikë tre herë marokenin.